15 Mars, 2026

FOTOLAJM/ Më të dashruruar se kurrë, Selena Gomez ndan pamjet e ëmbla pranë partnerit të saj, Benny Blanco


Selena Gomez ka ndarë disa momente romantike me partnerin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja ka publikuar së fumdmi disa foto në Instagram ku shfaqet duke shijuar kohën me Blancon pranë një bregdeti. Në njërën prej tyre, ai qëndron pas saj dhe e përqafon, ndërsa në sfond shihet pamja e bukur e detit.

Në një tjetër fotografi, çifti shihet i përqafuar mbi një shkëmb me pamje nga deti. . Në një tjetër pozë, Gomez shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra xhins dhe një këmishë, ndërsa Blanco e përqafon sërish nga pas.

Këngëtarja ndau gjithashtu edhe një foto të saj përpara një posteri të filmit Wuthering Heights, si dhe një tjetër ku çifti pozon i përqafuar në një dhomë ndenjeje me një pamje mbresëlënëse.

© Panoramaplus.al