6 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ “Ma kthen çdo stuhi në diell!”- U bë nënë për herë të parë, Dafina Zeqiri ndan momentet e bukura me të birin dhe i bën dedikimin e veçantë


Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila u bë nënë për herë të parë korrikun e vitit të kaluar, ku solli në jetë një djalë, ka ndarë me ndjekësit e saj disa copëza nga momentet e saj të veçanta me të birin, Daksanin.

Dafina Zeqiri daksani (5)

Artisja ka publikuar disa foto me të, ku është kujdesur të mos tregojë imazhin e plotë të tij, por vetëm disa pjesë të fytyrës.

Dafina nuk ka nguruar t’i bëj edhe një dedikim të birit, i cili, siç thotë ajo, i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Dafina Zeqiri daksani (7)

“Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas fotove, ndërsa shton se ai ja kthen çdo stuhi në diell.

“Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Ti e kthen çdo gri në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe”, shprehet Dafina.

Dafina Zeqiri daksani (1)

Kujtojmë se Dafina e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale rrugëtimin e saj të shtatzënisë. Po ashtu ajo nuk u shkëput as nga skena, ku ka performuar në lokale nate dhe koncerte deri në muajt e fundit të lindjes.

Dafina Zeqiri daksani (8)

Edhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po ashtu është parë në çdo dalje të saj në skenë gjatë asaj periudhe.

Dafina Zeqiri daksani (6)Dafina Zeqiri daksani (9)Dafina Zeqiri daksani (4)Dafina Zeqiri daksani (2)Dafina Zeqiri daksani (3)dafina-zeqiri-3-1dafina-zeqiri-1-1Dafina Zeqiri shtatzënëdafina zeqiri (7)dafina zeqiri (5)dafina zeqiri (3)

 

© Panoramaplus.al