31 Mars, 2026

FOTOLAJM/ Kylie Jenner ‘çmend’ rrjetin me foto të nxehta nga pushimet në plazh! Ylli televiziv pozon me bikini super provokuese


Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me disa foto të reja nga pushimet e saj në një plazh tropikal, ku është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike.

656650942_19317170668057818_807670054162673868_n

Ylli 28-vjeçar publikoi të hënën disa imazhe në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me bikini me dantella në ngjyrë jeshile neoni, të kombinuar me saten argjendi – një stil që i ngjan më shumë të brendshmeve sesa rrobave klasike të banjës. Në përshkrimin e fotove, ajo u shpreh se ndodhej në “parajsë”.

Në fotot e publikuara, Kylie pozon në plazh, në ujë dhe gjatë momenteve të relaksit nën rrezet e diellit, duke theksuar format e saj trupore.

658952816_19317170620057818_1846923692580104899_n

Edhe pse nuk publikoi asnjë foto me partnerin e saj, Timothée Chalamet, aktori ndau po atë ditë disa imazhe nga një vend që dukej të ishte i njëjti plazh, duke shtuar dyshimet se ata po kalojnë pushimet së bashku.

Çifti, i cili është në një lidhje që nga viti 2023, u pa për herë të fundit së bashku më 15 mars në festën e “Vanity Fair Oscars”, ku pozoi për disa foto të rralla në tapetin e kuq.

659866234_18587657980020452_4891289809427926078_n

Edhe pse zakonisht e mbajnë private marrëdhënien e tyre, gjatë Critics Choice Awards 2026 në janar, Chalamet bëri një dedikim të rrallë publik për Jenner, duke e falënderuar gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë për filmin Marty Supreme.

Dua të falënderoj partneren time prej tre vitesh… Nuk do ta bëja dot këtë pa ty,” u shpreh ai.

Kylie dhe Timothée u njohën për herë të parë në janar të vitit 2023 gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa lidhja e tyre u bë publike disa muaj më vonë. Ata u panë për herë të parë bashkë në shtator 2023, gjatë koncertit të turneut “Renaissance” të Beyoncé në stadiumin SoFi.

660623229_19317170650057818_1023714040540775062_n

Më pas, çifti u shfaq së bashku edhe në finalen e meshkujve të US Open 2023, ku u fotografuan në momente të afërta.

Jenner ka qenë gjithashtu pranë Chalamet në disa evente të rëndësishme, përfshirë Golden Globes 2024 dhe ceremoninë e Oscars 2025, ku u pa duke e mbështetur gjatë nominimeve të tij.

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së tepërt mediatike. Në një intervistë për British Vogue në vitin 2024, Kylie theksoi se privatësia është shumë e rëndësishme për të.

658439639_19317170641057818_1998619464507876237_n

Nga ana tjetër, nëna e aktorit, Nicole Flender, ka shprehur publikisht simpati për Jenner, duke e cilësuar atë si “shumë të sjellshme dhe të këndshme”.

Para lidhjes me Chalamet, Kylie ishte në një marrëdhënie me reperin Travis Scott, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën Stormi dhe djalin Aire. Çifti qëndroi bashkë për rreth pesë vite, përpara se të ndaheshin në fund të vitit 2022.

657687439_19317170611057818_6832415537178102926_n

658898643_19317170677057818_7141335549231763429_n

658338469_19317170686057818_2368309186442394874_n

656642809_18587657962020452_5008721259722929588_n

658896390_18587658022020452_2197026715871056459_n

© Panoramaplus.al