27 Prill, 2026

FOTOLAJM/ Krah babait dhe bashkëshortes së tij të re, Princesha Gerladinë shoqëron Princ Lekën në evente kulturore


Një dalje publike e Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë një vizite në Luzat të Tepelenës, pasi ai u shfaq i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e re Blerta Celibashi, si dhe nga vajza e tij, Geraldina.

princ leka blerta celibashi geraldina (1)

Prania e Geraldinës ishte një dalje e rrallë krah babait të saj dhe partneres së tij, pas divorcit të bujshëm të Princ Lekës nga Elia Zaharia.

Nga fotot e publikuara, vihet re se Geraldina shfaqet pranë të atit dhe Blerta Celibashit, teksa ata kanë marrë pjesë në një event kulturor.

princ leka blerta celibashi geraldina (5)

Krahas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale nga vetë Princ Leka, ai ka shkruar ndër të tjera se ishte kënaqësi që në këtë ngjarje ishte i shoqëruar nga e bija dhe Blerta.

princ leka blerta celibashi geraldina (4)

“Ishte një kënaqësi e veçantë të isha i shoqëruar nga bashkëshortja ime, Princeshë Blerta, dhe vajza ime, Princeshë Geraldine, për të përkujtuar dhe vlerësuar një trashëgimi që vijon të frymëzojë në breza”, ka shkruar Leka ndër të tjera.

princ leka blerta celibashi

princ leka blerta celibashi geraldina (3)princ leka blerta celibashi geraldina (2)

© Panoramaplus.al