Kim Kardashian ka ndarë së fundmi një seri fotosh nga festivali Coachella, ku një detaj i veçantë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale, prania e pilotit të Formula 1 Lewis Hamilton.
Në postimin e publikuar në Instagram më 16 prill, 45-vjeçarja shfaqet me një stil të guximshëm, e veshur me një bodysuit të zi të thellë dhe pantallona lëkure, të kombinuara me aksesorë zinxhirësh në ngjyrë argjendi. Në disa prej fotove, ajo shihet gjithashtu me një shall “Harley-Davidson” të vendosur në fytyrë, me qëllim mbrojtjen nga era e shkretëtirës.
Vëmendjen më të madhe e ka marrë një moment i kapur në një nga imazhet, ku dora e Lewis Hamilton, e dallueshme nga tatuazhet karakteristike, shihet e vendosur rreth belit të Kim Kardashian, ndërsa ajo qëndron në prehërin e tij në një golf cart. Ky detaj ka ndezur menjëherë diskutime dhe spekulime në rrjet për natyrën e raportit mes tyre.
Në pjesë të tjera të albumit, Kardashian shfaqet duke pozuar me miq dhe duke shijuar darka e pije para koncertit të Justin Bieber, i cili ishte gjithashtu pjesë e festivalit. Ajo e ka shoqëruar postimin me përshkrimin: “Coachella Hallelujah”.
Ky nuk është rasti i parë që Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen në të njëjtin rreth shoqëror. Më herët, Hamilton ka ndarë në rrjetet sociale një video nga një udhëtim në Tokio, ku të dy shiheshin në të njëjtin automjet, çka ka shtuar më tej spekulimet për një afërsi të mundshme mes tyre.
Sipas burimeve pranë rrethit të tyre, dyshja kanë kaluar kohë së bashku edhe në ambiente shoqërore dhe familjare, ndërsa Hamilton përshkruhet si një person me “energji të qetë dhe pozitive”, i mirëpritur nga rrethi i ngushtë i Kardashian.
© Panoramaplus.al















