Aktori italian Michele Morrone, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolet e tij në filmat me nota erotike, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.

Morrone ka publikuar ne llogarinë e tij në Instagram disa fotografi ku shfaqet nudo, i ulur në një karrige dhe duke pirë duhan. Në disa prej imazheve të tjera, ai shihet sërish me një cigare në dorë, ndërsa në një tjetër pozon i shtrirë pa bluzë, me sytë e mbyllur. Postimi u shoqërua me mbishkrimin e shkurtër: “Nuk e di më”, pa dhënë shpjegime mbi kuptimin e tij, çka ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Michele Morrone është përqafuar nga publiku kryesisht për rolin e tij si Massimo në filmin e suksesshëm “365 Days”, që i hapi rrugën famës ndërkombëtare. Përveç aktrimit, ai është edhe model dhe këngëtar, duke publikuar disa këngë që kanë pasur sukses në platformat muzikore. Karriera e tij ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me imazhin e tij tërheqës, dhe kjo është shpesh arsyeja që postimet e tij në rrjete sociale shkaktojnë bujë të madhe.
Fotot e fundit të Morrone në Instagram kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke u bërë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale.
© Panoramaplus.al









