Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh reflektimi mbi vitin 2025 teksa ka zbuluar pritshmëritë për vitin e ardhshëm.
Në postimin e saj, Vesa shpreh mirënjohje për mësimet dhe përvojat që i solli ky vit, duke theksuar se balanca, familja dhe shëndeti mbeten prioritetet kryesore në jetën e saj.

“Faleminderit 2025 që më mësove balancën, që më dhe mundësinë t’ia dëshmoj vetes sërish, që familja dhe shëndeti mbeten mbi të gjitha”, shkruan ajo.
Artistja nuk la pa përmendur edhe rolin e rëndësishëm të fansave, duke theksuar se përqafimet dhe dashuria e tyre i rikujtojnë misionin e saj për të dhuruar jo vetëm muzikë, por edhe emocione, dashuri dhe mesazhe pozitive.
“Faleminderit Zotit që më kujton ditë për ditë. Kur ju më ndaloni dhe më përkëdhelni me përqafimet tuaja të ngrohta, më kujtoni se kam ardhur në këtë botë për të dhuruar jo vetëm muzikë, emocion dhe dashuri, por edhe për t’u dhënë zë gjërave pozitive.”
Ndër të tjera këngëtarja paralajmëroi se viti 2026 do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e saj, të cilat i cilëson si “radikale, por pozitive”.
Postimi i plotë:
Falemderit 2025 qe me mesove balancin, qe me dhe mundesine tja deshmoj vetes serish, qe familja dhe shendeti mbeten mbi te gjithaFalemderit Zotit qe me kujton dite per dite,kur ju me ndaloni e perkedhelni me perqafimet tuaja te ngrohta ,qe m,kam ardhe ne kete bote per te dhuruar,jo vetem muzike emocion e dashuri,po edhe ti jap ze gjerave pozitive
Viti tjeter do jete vit jubilar per mua prandaj mos u cuditni nga ndryshimet radikale (por pozitive besoj)
Deshira ime pervec shendetit padyshim,eshte qe ky jubilar te me jap pak me shume “rrafsh” sic themi ne ne Kosove kur sduam ti marrim gjerat shume afer zemres se nuk me pelqen qe jam bere shume emotive
Ju du shume te gjithe ju ,qe ne nje menyre apo tjetren,keni qene pjese e diteve te mira te ketij viti qe po e lejme pas.




