Emily Ratajkowski ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh nga pushimet e saj verore, të cilat publikoi në Instagram.
Në një prej imazheve më të komentuara, modelja 34-vjeçare shfaqet plotësisht nudo mbi një shezlong, duke pozuar nën rrezet e diellit me një kapelë të kuqe dhe duke mbuluar me kujdes pjesën e gjoksit.
Nuk është hera e parë që Ratajkowski provokon me postime të tilla. Kujtojmë se edhe vitin e kaluar ajo kishte publikuar një selfie të zhveshur para pasqyrës në banesën e saj, duke përforcuar imazhin e saj si një nga figurat më të guximshme dhe të ndjekura të rrjeteve sociale.
Modelja me origjinë amerikane po shijon pushimet në Itali, e shoqëruar nga disa miq të afërt dhe djali i saj katërvjeçar, Sylvester (Sly), që e ka me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.
Në një tjetër foto të postuar, Emily shfaqet me bikini të gjelbër me dekolte të thellë, ndërsa në një tjetër pozon me një palë rroba banje të zeza një copë, me flokët e mbështjella me peshqir, në një selfie të thjeshtë, por mjaft sensuale.
© Panoramaplus.al










