Emily Ratajkowski ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke publikuar një foto nudo nga udhëtimi i saj në Japoni, ku shfaqet pranë partnerit, Romain Gavras.
Modelja ndau të martën, më 7 prill, në Instagram një seri imazhesh nga Tokio, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Më mungove, Japoni. Të dua.”
Në një nga fotot që ka bërë më shumë bujë, Ratajkowski pozon para pasqyrës në dhomën e hotelit ku po qëndronte, e veshur vetëm me të brendshme, ndërsa mbulon gjoksin me dorë. Në një tjetër, ajo shihet duke shijuar një pije gjatë një mbrëmjeje jashtë, ndërsa Romain Gavras i afrohet pranë fytyrës në një moment intim.
Postimi përfshin edhe pamje të tjera nga udhëtimi: nga momentet në avion, te vaktet dhe çastet e relaksit. Në një prej tyre, modelja shfaqet edhe duke pirë një puro.
Lidhja mes dyshes u bë publike në nëntor 2025, kur ata u fotografuan në momente të afërta në rrugët e Nju Jorkut. Më pas, gjatë festave të fundvitit, ata udhëtuan së bashku në Greqi, ndërsa në shkurt Ratajkowski e konfirmoi lidhjen përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqej krah tij.














