Ish-çifti i njohur i showbizz-it shqiptar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, duket se po shijojnë pushimet dimërore së bashku dhe me vajzën e tyre, Renee.
Kanë qenë vetë Nora dhe Roberti ata të cilët kanë bërë me dije se janë në pushime së bashku përmes një fotoje në rrjetet sociale.
Po të njëjtën pamje ka ndare edhe këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pak orë pas ish-partnerit të saj. Po ashtu, ajo ka publikuar edhe pamje teksa del nga hoteli me të bijën dhe teksa bën ski.
Ky udhëtim i përbashkët mesa duket ka ardhur për shkak të vajzës, për të cilën ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore pas ndarjes.
Madje disa muaj më parë Nora ishte e ftuar në emisionin e ish-bashkëshortit të saj, ku ky i fundit i dhuroi një unazë me diamant me vlerë 10 mijë dollarë.
Ai theksoi se kjo dhuratë nuk kishte të bënte me rikthimin e lidhjes mes tyre, por si një dhuratë simbolike për Norën, e cila do t’ja trashëgojë të bijës kur ajo të mbush 18-vjeçe.
“Këtë unazën e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha Robert, ndërsa shtoi “mos kontrolloni për çmime, se do thonë pastaj ku i mori Roberti 10 mijë dollarë që bleu ketë unazë”.
“Këtë unazën e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha Robert, ndërsa shtoi “mos kontrolloni për çmime, se do thonë pastaj ku i mori Roberti 10 mijë dollarë që bleu ketë unazë”.
Nora reagoi e habitur dhe e emocionuar nga ky veprim. Ajo shtoi me shaka se vajza e tyre do të gëzohet shumë për unazën, dhe se ajo do ta mbajë pak deri sa të rritet Renee.
“Do gëzohet Renne për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdor disa kohë”, tha ajo.
© Panoramaplus.al






