24 Prill, 2026

FOTOLAJM/ E veshur me të brendshme me lule, Rihanna nuk i lë vend imagjinatës! Pozat hot të këngëtares ‘ndezin’ rrjetin


Rihanna ka realizuar një set fotografik provokues, duke pozuar me të brendshme me motive lulesh.

Rihanna (5)

Këngëtarja prezantoi fushatën e re të markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty, përmes një serie fotosh të publikuara në rrjetet sociale. Në imazhe, ajo shfaqet e shtrirë në një divan, e veshur me reçipeta me lule, tanga dhe të brendshme të kombinuara në të njëjtin stil.

Rihanna (4)

Në përshkrimin e postimit që publikoi të enjten, më 23 prill, në llogarinë e saj personale në Instagram, Rihanna shkroi: “Një verë ‘shpërthyese’ po vjen.”

Rihanna (3)

Që nga krijimi, marka Savage X Fenty është fokusuar në përfshirje dhe vetëbesim, me këngëtaren që merr pjesë aktive në promovimin e produkteve të saj, duke qenë shpesh vetë fytyra kryesore e fushatave.

Rihanna (2)

Rihanna (1)

Rihanna (6)

© Panoramaplus.al