Rike Roçi ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shfaqur këtë herë një anë krejt tjetër të vetes.
Influencerja, e njohur për pozat e saj seksi, paraqitjet e guximshme dhe fotot me rroba banjo ku ekspozon format bombastike, këtë herë është shfaqur e mbuluar totalish.
Ajo ka ndarë momente nga një udhëtim për Umrah në Mekë, në Arabinë Saudite, ku shfaqet e mbuluar nga koka te këmbët, me veshjen karakteristike të grave myslimane, larg imazhit seksi që zakonisht e shoqëron në rrjetet sociale.
“Ju përgjigja një thirrjeje të shenjtë. Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu. Një ëndërr e realizuar me mëshirën Tënde. Mirënjohëse për çdo hap, çdo lutje, çdo lot, një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër. Allahu e pranoftë Umren dhe ua mundësoftë të gjithëve vizitën në Shtëpinë e Tij”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Ky transformim i Rikes nuk ka mbetur pa u komentuar nga ndjekësit e saj, të cilët më herët “surprizoheshin” nga ajo me poza provokuese me bikini nga plazhi, ndërsa tani ajo shfaqet në vende të shenjta islamike.
Por, mesa duket, për Rike Rocin, rrjetet sociale nuk do njohin vetëm një version të saj, por edhe një dimension më shpirtëror, larg sensualitetit që zakonisht e karakterizon.
© Panoramaplus.al
























