Selena Gomez i ka bërë një urim të veçantë partnerit të saj, Benny Blanco, me rastin e ditëlindjes së tij, teksa ka ndarë momente të ëmbla të tyre në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një seri fotosh në Instagram, ku shfaqej së bashku me Blancon. Në disa prej imazheve çifti shihej nga dasma e tyre, ndërsa në të tjera nga përditshmëria e tyre, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Në përshkrimin e postimit, Selena e uron Blancon duke shtuar se ‘e do me gjithë zemer’:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua me gjithë zemër,” shkruan ajo.


