10 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ Ardian Bujupi jep lajmin e ëmbël, këngëtari zbulon se do të bëhet baba për herë të parë: Nga dashuria jonë po lind një jetë e re


Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka dhënë së fundmi lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë.

Me anë të një postimi në Instagram ai është shfaqur pranë partneres së tij Fjolla Fetinici.

Dyshja duket se ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të surprizuar ndjekësit e tyre, pasi në foton që këngëtari ka postuar, duket Fjolla me barkun e rrumbullakosur dhe në murin pas tyre një moment nga ekografia e bebit.

Nga dashuria jonë po lind një jetë e re! Mirë se vjen, engjëlli ynë,” shkruan Ardiani përkrah fotos.

Kujtojmë që në korrikun e 2024 u bë e ditur se këngëtari i kishte dhënë fund beqarisë me një dasmë sekrete, nga e cila nuk u postuan kurrë pamje. Ajo që u bë gjithashtu e ditur asaj kohe ishte se bashkëshortja e Ardianit jetonte në Gjermani.

© Panoramaplus.al