Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi, është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Fjolla, ka sjellë në jetë një djalë.
Ka qenë vetë këngëtari ai i cili ka dhënë lajmin e bukur ku dhe ka zbuluar emrin e foshnjës, të cilin ata e kanë pagëzuar me emrin Gjon.
“Gjon Bujupi 02.04.26”, ka qenë përshkrimi që ai ka bërë në postimin e tij, ku ka publikuar një fotot të dorës së djalit.
Dyshja njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë në muajin shkurt, me një postim surprizë për fansat teksa dukej barku i rrumbullakosur i Fjollës.
Bujupi vazhdon të mbajë më hermetike raportin me bashkëshorten, duke mos ndarë gjëra me publikun.
Ata u martuan në korrik të vitit 2023, ndonëse edhe këtë pjesë e kanë mbajtur sekret.
Çifti jeton dhe vepron në Gjermani, Ardiani duke qenë shpesh edhe në trojet shqiptare për shkak të angazhimeve në muzikë.
© Panoramaplus.al











