10 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ Angelina Jolie mahnit me ‘look-un’ e saj në premierën e filmit “Couture”! Aktorja shfaqet me një fustan transparent


Angelina Jolie bëri një paraqitje mahnitëse në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj më të ri Couture, duke tërhequr gjithë vëmendjen me një fustan elegant nga Givenchy, që theksonte në mënyrë perfekte siluetën e saj.

Angelina Jolie (5)

Aktorja parakaloi në tapetin e kuq të hënën, më 9 shkurt, e veshur me një fustan transparent dhe të qëndisur.

Dizajni me mëngë të shkurtra ishte zbukuruar me aplikacione florale në ngjyrë ari dhe thekë delikate, duke krijuar një pamje të ndritshme dhe eterike. Look-u u kompletua me taka të zeza dhe vathë në formë zemre me diamante.

Angelina Jolie (2)

Flokët i kishte të krehura me një ndarje anësore, ndërsa grimi ishte realizuar në tone nude dhe metalike, me hije metalike për sytë, eyeliner të theksuar dhe buzë natyrale, duke vënë në pah tiparet e saj.

Angelina Jolie (3)

Filmi Couture, i cili pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në muajin nëntor, ndjek historinë e regjisores Maxine Walker (e interpretuar nga Jolie), teksa dokumenton përditshmërinë dhe procesin krijues të një shtëpie franceze të modës së lartë.

Sipas Variety, kjo është hera e parë që një film artistik është xhiruar brenda hapësirave autentike dhe atelieve të Chanel në Paris.

Angelina Jolie (4)

Shtatorin e kaluar, aktorja kishte adoptuar prerjen më të shkurtër të flokëve të viteve të fundit për nevojat e filmit të ardhshëm Anxious People.

Angelina Jolie (1)

© Panoramaplus.al