16 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ Amanda Holden feston 55-vjetorin me poza provokuese, aktorja shfaqet s*ksi dhe në top formë


Aktorja Amanda Holden ka treguar se mosha është thjesht një numër, teksa shfaqi trupin e saj në top formë, teksa ka festuar 55-vjetorin e saj.

Amanda Holden (1)

Ylli i Britain’s Got Talent, e cili u bë e njohur në vitet e 90-ta si konkurrente në shfaqjen e “Blind Date” me Cilla Black, duket mahnitëse në fotografitë e fundit provokuese që pasqyrojnë punën e saj të palodhur dhe kujdesin për figurën.

Në një nga imazhet, Amanda shfaqej pa bluzë nën xhaketë, me pantallona të shkurta me bel të lartë, ndërsa në një tjetër pozonte me një “body” dhe taka të larta, duke nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata, shkruan DailyMail.

Amanda Holden (3)

Ajo ka folur më parë për dietën dhe rutinën e saj të fitnesit, duke përfshirë stërvitjet “Viking” dhe jogën Kundalini, që e ndihmojnë të ruajë formën e jashtëzakonshme.

Flokët dhe grimi i saj ishin në nuanca neutrale, ndërsa shkëlqimin e shtoi me një byzylyk delikat Van Cleef & Arpels Alhambra, i cili kushton rreth 6,960 euro.

Amanda Holden (2)

Amanda ndodhet aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku bashkëshorti i saj Chris Hughes e ftoi për një mëngjes ditëlindjeje në Banyan Tree Resort.

Amanda Holdenamanda holden (9)amanda holden (10)

© Panoramaplus.al