Jessie J dhe basketbollisti i njohur Chanan Safir Colman prej disa javësh po përfliten në mediat rozë për krijimin e një romance të mundshme mes tyre.

Këngëtarja, aktualisht ndodhet në ishujt e bukur të Karaibeve në shoqërinë e Chanan ku të dy ata po shijojnë rrezet e diellit.
Jessi publikoi ditën e djeshme në Instagram një fotografi ku shihej së bashku me Chanan dhe një grup të vogël miqsh mes tyre.

“Jessie dhe Chanan e pëlqejnë qartë njëri-tjetrin dhe ata janë njohur për disa muaj, ajo performoi në një martesë në Karaibe në fundjavë dhe mori Chanan me të për pak pushim”, tha një burim për The Sun.
“Nuk ka qenë një kohë e lehtë për të pas abortit të saj në fund të vitit 2021, por ajo po shikon anën e mirë të gjithçkaje. Ajo ndihet e bekuar që ka Chanan në jetën e saj, sepse ata shkojnë shumë mirë. Ata thjesht po shohin se çfarë ndodh, por sa i përket miqve të saj, gjërat po duken mirë për ta si një çift”, tha tutje ky burim.

© Panoramaplus.al

