15 Maj, 2021

Fotoja që publikoi ngriti dyshime, Fiori Dardha zbulon nëse është shtatzënë për herë të dytë


Ditën e djeshme, Fiori Dardha publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram që i bëri të gjithë të dyshonin se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.

fiori dardha (6)

Ajo pozoi krah djalit të saj, Abelit, por vëmendjen e mori barku paksa i rrumbullakosur.

fiori dardha (3)

Në shumicën e komenteve, ndjekësit e pyesnin moderatoren nëse është në pritje të ëmbël, prandaj Fiori zgjodhi që t’u përgjigjej publikisht të gjithëve.

fiori dardha (5)

Ju pyesni – Unë përgjigjem. Nuk jam shtatzënë”, shkroi ajo krahas një fotoje të vetes.

fiori dardha (9)

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit të zhvilluar para pak kohësh, Fiori tregoi se një ndër pengjet më të mëdha në jetën e saj është se nuk ka sjellë në jetë një fëmijë të dytë më parë.

fiori dardha (8)

Fiori tha se ishte shumë e fokusuar tek puna dhe se bashkëshorti ishte i vetmi që ia kërkonte diçka të tillë. Megjithatë shprehu dëshirën që të bëhet sërish nënë.

fiori dardha (4) fiori dardha (2) fiori dardha (1)

© Panoramaplus.al