Xherdan Shaqiri ka reaguar pas akuzave nga mediat serbe për flamurin Kosovar të stampuar në këpucët e tij. 26-vjeçari nga Gjilani ka publikuar një fotografi të re në “Instastory”.

Pas akuzave për “provokim” nga Serbia, mesfushori kosovar i ekipit të Zvicrës ka përsëritur qëndrimin e tij. Serbia ka paralajmëruar ankesë në FIFA për shfaqjen e flamurit të Kosovës në këpucët e Shaqirit. Por heroi i golit të fitores 2-1 ndaj Serbisë, ka një përgjigje.

“Luaj me krenari”, shkroi Shaqiri në postimin e publikuar në “Instastory”, shoqëruar me fotografinë e këpucëve të tij sportive me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
