28 Korrik, 2018

Fotoja e parë e Besit me vajzën, Xhensila bën dedikimin e ëmbël  


Kanë kaluar dy javë që kur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja e njohur solli në jetë një vajzë, që ata e quajtën Ajka.

Lajmin e bukur e dhanë vetë prindërit e vogëlushes nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale. Që të dy publikuan të njëjtën foto ku tregonin këmbët e vajzës si dhe i bënë nga një dedikim shumë emocionues.

Xhenisla dhe Besi kanë vendosur të ruajnë në mënyrë absolute privatësinë këto ditë. Mirëpo një ditë më parë çifti e ka thyer këtë rregull dhe këngëtarja e aktori i njohur kanë publikuar të dy foto ku shfaqet Besi duke u kujdesur për Ajkën.

“Ai momenti kur mendon se shyqyr e zu gjumi… vec kur uaaaaaaaa…”, shkruan Besi ndërsa Xhensila me dy fjalë i ka emocionuar të gjithë fansat.\ “E gjithe bota ne dy njerez”, shkruan ajo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al