20 Shkurt, 2018

Fotoja e Orindës lë të gjithë me “gojë hapur”, por ja çfarë i shkruan Turi


Orinda Huta i ka mahnitur të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” me fotografitë e publikuara së fundmi. Ajo shfaqet e veshur me një xhup ngjyrë metalizato, një fusatn rozë prej tyli, në një zonë malore të mbuluar nga bora.

E teksa të gjithë kanë komentuar duke i bërë komplimente moderatores, bashkëshorti i saj Turjan Hyska ka qarë një hall tjetër.

“Bukur shumë, pastaj fillon temperatura, dhimbje fyti dhe paracetamoli”, shkruan Turi, komenti i të cilit ka tërhequr shumë vëmendjen.

“Po qahesh ti se po më bën yzmet, besoj. Je shumë qesharak Tui”, ja kthen Orinda.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al