14 Nëntor, 2020

Fotoja e Chiara-s dhe Fedez, në dukje e thjeshtë dhe e ëmbël, ndez polemika në rrjet! Ja për çfarë u “sulmua” çifti


Nuk ka pushim për Fedez dhe Chiara Ferragni-n kur bëhet fjalë për të ndarë çdo moment nga jeta e tyre me miliona ndjekësit që kanë në rrjetet sociale.

chiara fedez (6)

Shkrepje dhe buzëqeshje në familje së bashku me Leo-n e vogël, të ndjekur nga një lumë komentesh e urimesh nga miqtë dhe fansat që po mundohen të qëllojnë në shenjë për emrin e vajzës që pritet të vijë në jetë, raporton “Glamour”.

chiara fedez (3)

Megjithatë, polemikat që postimet e çiftit ndezin online janë të shumta. Kështu ndodhi edhe me një prej postimeve të Fedez në Instagram, i cili shkroi:

Duke të pritur ty“, me foton e Chiara-s duke bërë ekografi, ndërsa ai i mbante dorën.

chiara fedez (7)

Pse kjo foto kaq e ëmbël ndezi polemika?

chiara fedez (2)

Ka shumë njerëz që e krahasojnë momentin me përvojën e tyre, duke menduar se është një privilegj i Ferragnez që lejohen të qëndrojnë bashkë teksa bëjnë vizitat dhe ekografitë, ndërkohë që ata nuk janë lejuar të hyjnë dyshe, si pasojë e pandemisë.

chiara fedez (5)

Më trego se si mund të bëni një ekografi së bashku? Ne po presim një fëmijë dhe burri im nuk ka mundur të marrë pjesë në ndonjë vizitë, as në spitalet private dhe as në ato publike. Nuk është një polemikë, vetëm një pyetje e thjeshtë“, – shkroi dikush.

chiara ferragni (6)

Komente të tilla kanë qenë të pafundme, siç ka edhe në foto të tjera të çiftit Ferragnez.

fedez chiara ferragni (7)

© Panoramaplus.al