18 Janar, 2025

Fotografohet me të brendshme në dëborë, ja ku shfaqet Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij


Këngëtari i njohur Justin Bieber, ka postuar foto nga pushimet e tij me bashkëshorten Hailey Bieber, teksa është shfaqur me të brendshme në dëborë.

Këngëtari i njohur ka bërë një arratisje dimërore me bashkëshorten e tij Hailey Bieber në një destinacion me borë teksa kanë pushuar nga angazhimet e tyre të punës.

Duke dashur t’u japë miqve të tij online një shije të udhëtimit të tij, Justin Bieber ka postuar një sërë fotosh në rrjetet sociale.

Mes tyre ai ka postuar disa foto, ku shfaqet duke pozuar në një karrige druri, i veshur vetëm me të brendshme. Rreth tij peizazhi është mbuluar me borë, ndërsa pranë tij kalon një lumë. Siç duket gjithçka, këngëtari me siguri ka rezistencë të madhe ndaj temperaturave të ulëta, pasi në një nga fotot e tij Justin Bieber shfaqet i lagësht dhe gjysmë i zhveshur teksa del  nga lumi.

 

© Panoramaplus.al