Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të reja, në të cilat është pëlqyer dhe komentuar së shumti nga fansat e saj.

Në këto foto ajo shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë blu, më elegante se kurrë. Krahas fotove Elvana ka shkruar: “Çfarë është një moment i mirë pa ritëm?”. Nuk dihet nëse këto janë të dhëna që ajo po jep për projektin e saj të ri, i cili është lajmëruar se do të publikohet së shpejti.

Dhe nëse është vërtetë kështu, Elvana duket se vjen shpërthyese dhe plot ritëm.

© Panoramaplus.al

