5 Qershor, 2018

Fotografi shqiptar pozon së bashku me ish-bashkëshorten e Donald Trump (FOTO)


Fadil Berisha është një nga fotografët më të mirënjohur shqiptarë. Ai ka bashkëpunuar me personazhet më të famshme shqiptare dhe të huaja. Berisha jeton dhe banon në Nju Jork.

Së fundmi Berisha ka publikuar një foto me ish-bashkëshorten e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivana Trump.

Modelja çeke ka qenë e martuar përgjatë 15 vjetëve 1977-92 me Donald Trump, me të cilin ka tre fëmijë, djemtë Donald Trump Jr. dhe Eric Trump si dhe vajzën, Ivanka Trump.

Në moshën 69-vjeçare, Ivana ka zgjedhur fotografin e mirënjohur për të realizuar një set fotosh profesionale.

“Fotografi të bukura sot me mikeshën time prej kohësh, Ivanka Trump”, ka shkruar Berisha bashkëngjitur me foton e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al