31 Janar, 2020

FOTO/ Ylli muzikës në pritje të fëmijës së tretë, zbulon barkun e rrumbullakosur e veshur me bikini


Ciara është sërish shtatzënë. Këngëtarja e famshme njoftoi lajmin në mediat sociale.

Ky është fëmija i dytë i saj me bashkëshortin Russell Wilson dhe fëmija i tretë i këngëtares.

Ciara publikoi fotografi të vetes në ishujt Turks and Caicos ku tregonte barkun e saj të rrumbullakosur.

“Numri 3,”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos.

Ciara and Wilson janë prindër të vajzës 2-vjeçare Sienna. Ndërsa këngëtarja ka edhe një djalë 5-vjeçar, Future me reperin Future.

Çifti janë martuar në vitin 2016.

© Panoramaplus.al