Partnerja e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez, ka postuar disa foto në rrjetet sociale pas fitores së Al-Nasrit ndaj Al-Duhailit. 29-vjeçarja ndodhej në stadium, e veshur me xhinse të ngushta, një fanellë të CR7-ës dhe flokët me gërsheta.

Më shumë vëmendjen e tërhoqën çizmet e saj të zeza me taka të larta dhe fotot e saj seksi në fushë. “Një video, ju lutem, duke ecur me ato çizme në fushë”, tha njëri nga ndjekësit e saj.
“Ku e le kalin”, shkruan dikush tjetër. Nuk munguan edhe komente më të rënda për faktin se ajo poston vetëm foto seksi, sidomos në mes të zonës së luftës, në Gaza.










