Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj disa ditë më parë është bërë nënë për herë të dytë, teksa solli në jetë një djalë të cilin së bashku me bashkëshorti e saj Bes Kallaku e pagëzuan me emrin Amen.

Artistja së fundmi është shfaqur për herë të parë në publik që pas lidhjes së djalit, ndërsa së bashku me Besin, vajzën e saj Ajka dhe këngëtaren e njohur Samanta Karavella mori pjesë në ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe e cila u mbajt në stadiumin “Air Albania”.
Përmes një videoje të postuar në InstaStory, sytë e tyre shkëlqenin nga lumturia, teksa Xhensila dukej në një gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e shtatzanisë çifti e bënë të ditur pak muaj më parë në një mënyrë mjaft të veçantë, ndërsa familja e lumtur publikoi një video në InstaStory ku Ajka dhe Besi i puthnin barkun këngëtares.

Përveç dedikimit që dyshja i bënë të voglit të tyre, Besa vendosi që emrin e djalit të tij ta vulosë në trupin e tij duke e bërë atë tatuazh.

© Panoramaplus.al



