24 Mars, 2026

FOTO/ William Levy konfirmon lidhjen e re, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën yllit të telenovelave meksikane


William Levy iu ka dhënë fund spekulimeve dhe ka konfirmuar romancën e re. Ylli i telenovelave meksikane konfirmoi lidhjen me Jennifer Camacho duke ndarë një fotografi në rrjete sociale të shkrepur në Granada të Spanjës.

william levy

Levy postoi një foto në Instagram duke u puthur me Camachon. Përpara këtij gjesti, të dy ndanë foto të duarve të tyre dhe pamje të ngjashme nga Granada, duke iu lejuar fansave që të kuptonin mbi lidhjen e tyre sentimentale.

William Levy confirma con una

Jennifer Camacho është nga Porto Riko, por banon në Spanjë. Deri në publikimin e fotografisë, jeta e saj ishte larg vëmendjes së publikut.

Romanca e re e aktorit të famshëm vjen pas ndarjes nga Elizabeth Gutierrez, një marrëdhënie që zgjati pothuajse njëzet vjet dhe solli në jetë dy fëmijë. Dyshja e famshme i dhanë fund raportit të tyre në prill të vitit 2024.

William Levy confirma su relación

Jennifer Camacho, enfermera puertorriqueña de

La dedicatoria pública y el

© Panoramaplus.al