1 Janar, 2024

FOTO/ Vesa Luma pjesë e “Big Brother VIP”? Këngëtarja shton dyshimet me veprimin e fundit


Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” do të startojë me 13 janar 2024, teksa emrat e disa personazheve të njohura shqiptare po aludohet se do të bëhen pjesë e spektaklit për të fituar çmimin e madh.

Një ndër VIP-at që është përfolur se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është këngëtarja e njohur Vesa Luma, e cila disa muaj më parë është larguar nga Zelanda e Re për tu  rikthyer në Shqipëri, ku jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin  e tyre.

Së fundmi artistja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta i tha asaj: “Pse nuk tregon se je pjesë e ‘BBV’?”

“Hajt sot hajt nesër”– ka shkrtuar Vesa krahas një videoje të postuar në InstaStory, ku shihet me n jë gotë verë në duar ndëra thotë “gëzuar”.

Ky postim i këngëtares ka shtuar akoma më shumë dyshimet se me të vërtetë ajo mund të jetë një ndër banoret e para të “BBV”, megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e Vesës apo faqes zyrtare të këtij reality show.

 

© Panoramaplus.al