17 Shkurt, 2025

FOTO/ U shfaq në publik pas dy vitesh, ja si duket aktori legjendar Jack Nicholson


Jack Nicholson është shfaqur pas dy vitesh larg syrit të publikun, në në 50-vjetorin e “Saturday Night Live”.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, aktori dukej i pandryshuar në pamjen e tij.

Ai u ul pranë personaliteteve të njohura, si Ëill Ferrell, Robert De Niro, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë festës, kamera u fokusua shkurtimisht te Jack Nicholson, përpara se ai të performonte një numër muzikor nga Adam Sandler.

Ishte ky i fundit i cili i kërkoi publikut një duartrokitje të ngrohtë për aktorin.

“Një duartrokitje për Jackin, zemër,” brohoriti ai.

Dalja e mëparshme publike e aktorit 86-vjeçar ishte dy vjet më parë, në maj 2023, kur ai ndoqi një lojë të Lakers kundër Denver Nuggets në Los Angeles, i shoqëruar nga djali i tij, Ray Nicholson.

Edhe pse është tërhequr nga aktrimi pas pjesëmarrjes në filmin “Si e dije” në vitin 2010, së fundmi vajza e tij ka publikuar një foto të tij, duke i kujtuar publikut prezencën e tij. Megjithatë, në janar 2023, miqtë shprehën shqetësime për stilin e tij të vetmuar të jetesës, duke thënë se ai kishte jetuar i izoluar vitet e fundit, si një “eremit”.

© Panoramaplus.al