Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka reaguar së fundmi rreth lajmeve se ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka hedhur poshtë zërat duke treguar se do ti ndjekë ata penalisht autorët që kanë bërë këtë lajm.
“Ma derguan disa persona këtë lajmin dhe gjithashtu më erdhën shumë mesazhe. Nuk e di si mund të shkojnë palaçot deri në këtë nivel për klikime. Shumë herë janë vendos lajme të rreme për mua nëpër portale por këtë herë nuk do hesht, do ndërmarr procedura penale për kushdo qofshi ju”– ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që në rrejtet sociale hedhen lajme të këtij lloji, duke panikosur jo vetëm fansat por edhe familjarët e personave në fjalë.
© Panoramaplus.al
