14 Mars, 2024

FOTO/ U përfol se ka fryrë buzët, reagon Bes Kallaku: Thashë po bëj edhe… Ja si duket aktori me gjoksin e bërë


Prej kohësh aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të zërave se ai dhe Xhensila Myrtezaj kanë nisur procedurat e divorcit.

Së fundmi në rrjet qarkulluan disa lajme se aktori i ka fryrë buzët.

Megjithatë së fundmi Besi ka reaguar rreth aludimeve se ai ka bërë ndërhyrje në fytyrë.

Aktori ka postuar në InstaStory një foto të edituar, ku me buzët e fryra dhe gjoksin e bërë, ai është “tallur” keq dhe ka hedhur poshtë “akuzat” se ka bërë buzët.

“Jam që jam, thash po bëj edhe gjoksin”, ka shkruar Besi krahas fotos qesharake.

© Panoramaplus.al