20 Prill, 2022

FOTO/ U nda nga jeta në moshën 33-vjeçare! Qindra fansa dhe miq përcjellin mes lotësh Tom Parker për në banesën e fundit


Anëtari i grupit ‘The Wanted’, Max George ka mbajtur një fjalim emocional në varrimin e shokut të tij Tom Parker-it, në funeralin e këngëtarit në Londër ditën e sotme.

Ylli i ‘Glad You Came’ u nda nga jeta të mërkurën më 30 mars në moshën 33-vjeçare pas një beteje dy-vjeçare me glioblastomën. Bashkë me Max në varrimin e të riut ishin edhe anëtarët e tjerë të grupit Siva Kaneswaran, Jay McGuiness dhe Nathan Sykes. Ata shpërthyen në lot teksa mbanin arkivoli i Tomit për në kishë.

‘The Wanted’ kohët e fundit ishte rikthyer pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare për këngën e re ‘Rule The World’, për një koncert për mbledhjen e fondeve në ndihmë të ‘Stand Up To Cancer’ në shtator dhe një turne në ‘Mbretërinë e Bashkuar’ vetëm disa javë para vdekjes së Tomit. Max tha në fjalimin e tij: “Tom ishte një vëlla për ne dhe pati ndikim në art që në fillim. Dashuria e tij për muzikën dhe përpjekja për sukses na i kalonte të gjithëve’.

Max gjithashtu bëri një batutë duke thënë se Tom kishte qenë i vetmi anëtar i ‘The Wanted’ që ishte zënë me të gjithë shokët e tij të grupit, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. Ai shtoi: “Gjithçka që bëri e bëri me qëllimet më të mira, edhe nëse bëhej fjal për një luftë, ai përballej me të sepse ishte Tom. Një gjë që do ta kujtoj gjithmonë është e qeshura e tij. Atij i pëlqente të qeshte me njerëzit. Ai na ka lënë shumë herët dhe do të na mungojë shumë.”

Gruaja e të ndjerit, Kelsey, me të cilën ai u martua në vitin 2018, u pa e shkatëruar teksa ecte krah për krah me prindërit e saj. Lulet që shkruanin fjalën ‘Babi’ dhe “Tom” u vendosën krah të ndjerit. Shumë fansa të veshur me të zeza u mblodhën përgjatë rrugës ndërsa Tom u përcoll për në banesën e fundit.

Parker u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 33-vjeçare, 17 muaj pasi u diagnostikua me një tumor të rëndë në tru.

© Panoramaplus.al