30 Dhjetor, 2023

FOTO/ U frymëzua nga ishi i Ledrit për ndryshimin në pamje, Sara Hoxha reagon për herë të parë: Nuk e dija…


Sara Hoxha së fundmi ka reaguar rreth lajmeve se është motivuar për ndryshimn e pamjes nga ish e dashura e reperit të njohur Ledri Vula, këngëtarja Dua Lipa.  

Ajo vendosi që të mbyllë vitin me një ndryshim në pamjen e saj, duke lyer flokët nga brune në tone të vishnjes.

Sara ka postuar në Instagram një foto të saj me flokët e lyera dhe me fytyrën gjysmë të mbuluar me dorë, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Ndryshimi që nuk e dija se më duhej”.

Mesa duket me këtë postim influencerja i ka injoruar hapur lajmet se është frymëzuar nga ishi i Ledrit, pasi kjo ngjyrë tashmë është kthyer në trend jo vetëm nga Dua, por gjithsesi krahasimi mes dy vajzave është i pashmangshëm në rrjet.

Kujtojmë që prej disa muajsh në rrjet po qarkulloojnë lajme se Sara dhe Ledri janë ndarë, ndërsa ishte menaxheri i reperit që konfirmoi zërat duke treguar se tashmë e vetmja gjë që i lidh dyshen është vajza e tyre Poem Blu.

Megjithëse nga aana tjetër ish-çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke mos pranuar se janë ndarë pavarësisht se influencerja prej disa javësh ka marrë vajzën dhe është larguar nga shtëpia e prindërve të Ledrit.

sara-hoxha-ledri-vula-panorama-plus-9

© Panoramaplus.al