17 Shtator, 2023

FOTO/ U aludua se i kanë dhënë fund lidhjes 1-vjeçare, këngëtarja e njohur shihet me ish-të dashurin 40-vite më të ri


Disa muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja e njohur Cher dhe i ish i dashuri i saj  Alexander Edwards i kanë dhanë fund lidhjes së tyre një vjeçare.

Mirëpo së fundmi dyshja janë parë duke darkuar së bashku me reperin e njohur, Tyga, J Balvin dhe e dashura e tij, në Funke të Beverly Hills.

Çifti: Këngëtari J Balvin gjithashtu kishte veshur pantallona të zeza me shkëlqim, por ai i kombinoi ato me një bluzë të zezë që tregonte tatuazhet e tij shumëngjyrëshe. E dashura e tij, modelja argjentinase Ferrer kishte veshur një minifund të zi dhe një shami të zezë që tregonte figurën e saj përrallore.

Megjithëse në rrjet qarkulluan lajme se dyshja janë ndarë, sipas një burimi për Daily Mail ata i mbajtën kontaktet me njëri-tjetrin.

Të kapur për dore: Këngëtarja e Believe u mbajt për dore me ish të dashurin e saj, duke çuar në spekulime se ata janë ribashkuar

Ndonëse fansat e dyshes mendojnë se ata janë rilidhur sërish së bashku, lajmi ende nuk është konfirmuar nga ish-çifti.

Sipas një burimi gjatë gjithë darkës ata nuk ia ndanin sytë njëri-tjetrit, ndërsa fytyrat i shkëlqeni nga buzëqeshja.

Kujtojmë që ylli i “The Witches of Eastwick” dhe Edwards u lidhën së bashku në nëntor të vitit 2022, teksa u përfol se në janar ata çuan lidhjen në një tjetër stad duke u fejuar me njëri-tjetrin.

 

© Panoramaplus.al