17 Janar, 2019

FOTO/ Tifoze e Milanit, modelja “sulmon” Bonuçin: Persona të tillë më mirë…


Jori Deli është një studente, por edhe modele në Milano. Ajo njihet për simpatinë që ka për skuadrën e Gatuzos, Milanin. Në “Instagram”, Deli u është përgjigjur disa pyetjeve që kanë lidhje me jetën e saj private, por nuk ka harruar as të “sulmojë” ish-kapitenin e Milanit, Leonardo Bonuçi.

“Më kanë ngacmuar nga ata të Juves, ndërsa të Milanit nuk më ka shkruajtur njeri. Nuk e kuptoj si ia dhamë shiritn e kapitenit Bonuçit, kur në të kaluarën nuk kishte luajtur kurrë me Milanin. Persona të tillë më mirë t’i humbasësh.”,shkruan modelja.

© Panoramaplus.al