Juventusi nuk po kalon një formë aspak të mirë në kampionat, teksa tifozët fajësojnë trajnerin Andrea Pirlo për ecurinë e dobët të skuadrës së tyre.

Por akuzat nga tifozët kanë arritur kulmin, teksa ka qenë djali i Pirlos, Nikolo Pirlo, i cili ka publikuar mesazhe shokuese në drejtim të tij dhe babait të tij.
“Ju duhet të vdisni”, shkruhet në njërin prej mesazheve kërcënuese ku është kaluar çdo kufi i privatësisë. 17 vjeçari ndau mesazhin e rëndë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku nuk munguan dhe mesazhet e shumta të sensibilizimit në drejtim të tij.

PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
