Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka reaguar pas tërheqjes së Donatella Versaces nga drejtimi i shtëpisë së saj të modës.

Dua e cila kishte bashkëpunuar me stilisten 69-vjeçare, bëri një postim në rrjetet sociale për ta nderuar Donatellën për punën e saj.
Në profilin e saj në Instagram, Dua Lipa ka shpërndarë foto në të cilat pozon e veshur me rrobat e Versace, si dhe ka ndarë momente me Donatellan.

Krahas fotove, duka ka shkruar edhe disa fjalë për të vlerësuar talentin dhe veçantinë e saj. “Askush si ti”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2021 të Versace, ndërsa në vitin 2023 ato nënshkruan bashkërisht koleksionin “La Vacanza”.

Pas 27 vitesh në krye të shtëpisë Versace, Donatella njoftoi se po largohet nga posti i drejtoreshës artistike, ndërsa drejtor tashmë do të jetë Dario Vitale.









