19 Tetor, 2023

FOTO/ Të kapur dorë për dore duke shkëmbyer puthje pasionante, Bella Hadid kapet “mat” me të dashurin e ri


Kohët e fundit supermodelja me famë botërore Bella Hadid është parë nën shoqërinë e Adan Banuelos gjatë një udhëtimi në Forth Worth, Texas.

Dyshja u fotografuan teksa përqafoheshin dhe shkëmbënin puthje pasionante me njëri-tjetrin në rrugë, sipas një burim nga “TMZ”.

Bella kishte veshur një xhaketë lëkure ngjyrë kafe me xhinse blu dhe një palë çizme të shkurtra ndërsa Banuelos mbante të veshur një këmishë ngjyrë kafe të shoqëruar me një palë xhinse blu dhe kishte vendosurnjë kapelë në kokë.

Megjithatë lajmi për romancën e tyre nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri nga ata.

Të rikujtojmë se Bella muaj më parë id ha fund lidhjes 2 vjeçare me dizenjuesin Marc Kalman.

© Panoramaplus.al