28 Prill, 2026

FOTO/ Të gjithë të çmendur pas tifozes se*si të Boka Juniors, e ndjekin edhe Dibala me Osvaldon


Merkatoja e Boka Juniors ka kaluar në plan të dytë përballë një videoje që prej disa ditësh është kthyer në një fenomen mediatik në Argjentinë.

tifozja8

Jashtë stadiumit “La Bombonera”, një intervistë e zakonshme u shndërrua në një moment viral. Protagoniste ishte Daniela Iker, një tifoze e Bokës, e cila arriti të errësojë edhe spekulimet për një transferim të mundshëm të Paulo Dibalës, falë simpatisë së saj të jashtëzakonshme.

Gazetari Nikolas Luaces po pyeste tifozët për mendimin e tyre mbi “La Joya”, por biseda mori shpejt një kthesë të papritur kur kimia mes tyre tejkaloi temën e futbollit. Daniela e ktheu intervistën në një flirt të drejtpërdrejtë, i cili përfundoi me gazetarin që mori profilin e saj në “Instagram”.

Më pas, Daniela tregoi ndikimin e jashtëzakonshëm të famës që kishte marrë, duke zbuluar se mes ndjekësve të rinj tani ndodhet edhe vetë Paulo Dibala, ndërsa tifozja seksi ndiqet gjithashtu edhe Daniel Osvaldo.

tifozja (1)tifozja (2)tifozja (3)tifozja (4)tifozja (5)tifozja (6)tifozja (7)

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al