Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha është fokusuar plotësisht tek vajza e saj, PoemBlu dhe në karrierën si blogere, nga e cila duket që po korr shumë sukses.

Së fundmi ajo ka gjetur pak kohë për tu kushtuar edhe ndjekësve të saj, me të cilët ka zhvilluar një bisedë virtuale në Instagram, ku Sara iu ka përgjigjur disa pyetjeve të tyre.
“Mos harro kush ti hapi rrugët me bë gjërat që po i bën sot dhe kush të bëri të jesh dikushi”– ishte një ndër komentet që ajo mori, të cilit blogerja ka vendosur që t’i përgjigjet.
“Asnjëherë. Faleminderit që ma kujtove”- ka shkruar Sara.

Kujtojmë që çifti akoma nuk i kan ëkonfirmuar lajmet për ndarjen e tyre dhe fansat janë shumë kuriozë për të ditur më shumë se çfarë ka ndodhë mes tyre, kjo mund të jetë arsyeja edhe se pse ata i thumbojnë dyshen shpesh herë.



