1 Qershor, 2022

FOTO/ Surpriza e fansave të Johnny Depp, anija e Pirates of the Caribbean “lundron” para gjykatës së Virxhinias


Qëllimi kryesor i Johnny Depp kur paditi Amber Heard për shpifje ishte pastrimi i emrit të tij dhe fitorja mund të ndihmonte në vërtetimin se diçka e pavërtetë ishte thënë për të. Por gjyqi që zgjati shtatë javë, përfshiu edhe të gjithë fansat e zjarrtë të aktorit, i cili po merr mbështetje të madhe nga ata.

Një anije me detaje të “Pirates of The Caribbean” “lundroi” para gjykatës Fairfax në Virginia, ku u zhvillua gjyqi i Johnny Deep dhe Amber Heard. Varka u pa jashtë gjykatës gjatë ditës së parë të plotë të shqyrtimit të jurisë.

Në anije shfaqej një flamur i “Pirates of the Caribbean” dhe një spirancë ndërsa në detajet e anijes ishte edhe një banderolë ku dukej fytyra e personazhit të Depp, kapitenit Jack Sparrow.

Duket se fansat nuk heqin dorë nga mbështetja për piratin e preferuar pavarësisht se Depp ka deklaruar se nuk do të luajë më kurrë në “Pirates of the Caribbean”.

Aktori ka paditur ish-bashkëshorten e tij për 50 milionë dollarë pasi ajo shkroi një artikull në vitin 2018 duke iu referuar vetes si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Johnny Depp po gëzon më shumë mbështetje dhe po del në krye në gjykatën e opinionit publik.

© Panoramaplus.al