4 Janar, 2019

FOTO/ Shumaker 50 vjeç, shikoni si e ka nderuar Ferrari legjendën që është ende në koma


Legjenda e Formula 1 dhe Ferrarit, gjermani Majkëll Shumaker, feston një ditë më parë 50-vjetorin e lindjes, por kjo ditë jubilare e ka gjetur sërish në vuajtje ish-pilotin, i cili gjendet në koma prej 5 vitesh, pas aksidentit që pësoi duke bërë ski.

Skuderia kokëkuqe, në nderim të Shumakerit, i ka kushtuar një ekspozitë të veçantë, e cila është hapur në muzeun e Ferrarit në Maranelo.

Në sallën e muzeut në Maranelo, gjenden makina, kokorja, foto e kujtime, si dhe shumë aksesorë të tjerë të gjermanit, një ikonë të Ferrarit, i cili nga vitet 1996-2006, ka fituar 5 herë radhazi titullin, ndërsa ka sjellë edhe 6 herë trofeun për konstruktorë.

 

© Panoramaplus.al