27 Shkurt, 2022

FOTO/ Rita Ora në qendër të vëmendjes me format e tonifikuara në Javën e Modës në Milano


Rita Ora vijon të rrëmbejë vëmendjen e të gjithve me stilin e saj unik në Javën e Modës në Milano.

Edhe mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq e veshur mjaft chic teksa vuri në pah fizikun e tonifikuar. Këngëtarja e “Hot Right Now” shkëlqeu e veshur me një mini-fund, crop top dhe pallto të gjatë. Ajo e kishte plotësuar look-n e saj me një palë çorape të zeza të tejdukshme deri tek gjuri dhe taka me majë.

Toned! The Hot Right Now singer looked incredible in Milan on Saturday in a quilted three-piece, which featured a mini skirt, bardot tube top and long coat

Këngëtarja u pa teksa po dilte nga hoteli luksoz Bulgari në Milano. Me një grim minimalist dhe syze të zeza, Rita ishte një nga yjet e mbrëmjes në kryeqytetin e modës.

Blonde beauty: Rita had her golden locks in loose curls, with a glowing pink makeup look - shielding her eyes with black sunglasses

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një sërë fotosh nga Milano, ku ndër të tjera takoi edhe Kim Kardashian. Takimi i tyre u pasqyrua edhe në mediat e huaja, pasi ato nuk ishin parë më bashkë pas ndarjes së Ritës nga vëllai i Kim, Rob Kardashian. Asokohe ndarja e tyre nuk ishte aspak e lehtë, por duket se Kim dhe Rita kanë lënë pas çdo gjë dhe vijojnë miqësinë e tyre.

Gorgeous! She has been posting a string of pictures from the fashion capital to social media

© Panoramaplus.al