Reperi Tekashi 6ix9ine ka pësuar një incident jashtë një klubi në Miami, ku ai dhe ekipi i tij u goditën me grushta nga një i panjohur.

TMZ ka siguruat një video të xhiruar brenda “Pilos Tacos Tequilla Garden” në Miami rreth orës 2 të mëngjesit, ku mund të shihet sigurimi që i hap rrugën Tekashit dhe ekipit të tij.
Me sa duket një frekuentues i klubit nuk ishte adhurues i muzikës së Tekashit, dhe vendosi ta godiste me grusht teksa reperi kalonte pranë.
Tekashi u godit në pjesën e pasme të kokës dhe personi që e gjuajti u largua menjëherë.
Tekashi tha për TMZ, “Më goditi nga qafa. Ai gjithashtu goditi shpatullën e rojës sime të sigurisë. Unë nuk e njihja këtë djalë. Nuk kishte asnjë mosmarrëveshje paraprake.”
Sa i përket arsyes pse ai ishte në klub, Tekashi performoi një këngë nga pas kabinës së DJ-ve.

© Panoramaplus.al

