22 Dhjetor, 2023

FOTO/ “Qau në kishë kërceu dhe…”- Zbulohen detaje të reja nga dasma private e Arbanës dhe Eduartit


Gazetari Eraldo Rexho së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, i cili përveç se foli për jetën e tij personale dhe profesionale, ai ka zbuluar më shumë rreth dasmës private të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj e cila u mbajt në verë në Toscana, Itali.  

E teksa është mik shumë i afërt me çifgtin, ai tregoi se Eduardi që në fillim të lidhjes i ka kërkuar moderatores një dasmë, pasi sipas gazetarit është shumë qejfli ahengu.

Eraldo tha që në dasmën e saj e ka parë Arbanën ndryshe nga seç ishte mësuar, duke kërcyer, kënduar, ndërsa tregoi se cfiti kanë qarë kur kanë bërë betimin në kishë, së bashku me ta edhe vetë ai.

“Ka qenë një nga momentet që unë mezi e kam pritur. Që kur çifti ka nisur historinë, unë i kam kërkuar me se s’bën dasmën. Arbana nuk ka qenë shumë pro, po Edi ka qenë në krahun tim. Ne të dy jemi dy shokët e ahengut, e qejfit, e muzikës dhe patjetër ishte shumë qejf t’i shikoje të dy bashkë, me fëmijët e tyre, në Toskanë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të vitit, besoj jo vetëm për ta, por edhe për ne miqtë dhe të afërmit e tyre që ishim pjesë e ceremonive. Shumë emocionuese, shumë. Unë edhe tani kur e kujtoj, ka momente që emocionohem, si veçanërisht momenti i betimit në kishë, ka qenë shumë, shumë i bukur. Qau Arbana, patjetër. Edhe Edi… Edhe unë. Arbana pastaj në darkë ishte komplet ndyrshe siç e kishim parë, ka kënduar, ka festuar. Arbana nuk është një njeri shumë i popullores dhe valleve, por nuk është ulur asnjë valle. Jemi kënaqur shumë dhe ishte një nga momentet më të bukura të vitit”– tha gazetari.

© Panoramaplus.al