16 Prill, 2022

FOTO/ Po përballet me akuzat për përdhunimin e të miturës, Gjiko shijon pushimet në Milano krah Elita Rudit


Reperi i njohur Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko po përballet me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015.

E ndërsa mediat kosovare kanë publikuar detaje të reja sa i përket çështjes së tij, reperi lajmëroi gjatë ditës së sotme se do të sjellë në treg këngën e tij më të re.

‘’17.04.2022.Ora 14:00 Qëndroni në pritje’’, ka shkruar Gjiko në postimin e bërë.

Reperi i ka mohuar të gjitha akuzat që i janë bërë në lidhje me përdhunimin e të miturës, dhe teksa pret të publikojë këngën e radhës reperi po shijon pushimet me bashkëshorten e tij në Milano.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa video i përqafuar me partneren e tij, Elita Rudin, duke kënduar me sa duket fragmente nga kënga që pritet të publikohet.

Kujtojmë këtu se lidhur me situatën ligjore të reperit mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
“Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, thuhet në dëshminë e viktimës.

“Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë i ka dhënë narkotikë e më pas kanë pasur marrëdhënie seksuale, duke theksuar se “këtë nuk do ta bënte asnjëherë po të ishte në gjendje normale, mirëpo meqenëse ka qenë nën ndikim të narkotikëve i ka pranuar lehtë kërkesat e tij”, thuhet më tej në aktakuzë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime derisa ajo ka kryer marrëdhënie me Gjikon.

© Panoramaplus.al