Lista e të ftuarve në dasmën e redaktorit të revistës britanike “Vouge”, Edward Enninful me Alec Maxwellseen, ishte plot me figura të njohura. Naomi Campbell, Leonardo Di Caprio dhe Orlando Bloom ishin ndër yjet që morën pjesë në festën që u mbajt në Chelsea këtë javë.

Gjatë mbrëmjes, aktori i i njohur i filmit “Titanic”, po u shpërndante të ftuarve në restorant trëndafila të kuq me çmim 500 dollarë, përfshirë këtu edhe ish të dashuën e tij Naomi Campbell.

Di Caprio u pa gjithashtu nën shoqërinë e biznesmenes indiane Natasha Poonawalla.

Supermodelja Naomi u fotografua duke shtrënguar trëndafilat e aktorit teksa qëndronte jashtë ambienteve me Emma Thynn.

Naomi, e cila së fundmi është bërë nënë, dukej mjaft elegante me një xhaketë të zezë dhe një kapele trilby të cilat i kishte kombinuar me një çantë të zezë dhe byzylykë me rruaza.

Brenda restorantit, Leo u pa duke biseduar me biznesmenen e martuar indiane, Natasha, të cilën ai besohet se e ka takuar për herë të parë në dasmë në fillim të kësaj jave. Natasha, e cila ndan dy fëmijët e saj me bashkëshortin Adar, është drejtoresha ekzekutive e Institutit të Serumit të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të vaksinave në botë.


